01.09.2024 - 08:01
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona, në lidhje me kërcënimin që i është bërë presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Në foto janë katër nga pesë personat e arrestuar, mes tyre presidenti i Klubit “Iliria” dhe djemtë e tij.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…“, ishte mesazhi kërcënues i dërguar në telefonin e Dukës, nga Nazmi Selmani, i cili u sigurua nga gazetari, Igli Celmeta.
Panorama.al mëson se pas këtij mesazhi kërcënues, Selmani i ka shkuar Dukës te shtëpia.
Shkak mësohet se është bërë mos thirrja në kombëtare e një prej djemve të Selmanit, Gentian Salmanin, i cili aktizohet te Tirana.