MENU
klinika

Sezoni i ri, paraqitje të reja

Bora Zemani bën ndryshimin drastik në pamje

05.09.2024 - 13:00

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, e nis këtë sezon vjeshte përsëri me një ndryshim në look-un e saj. Me anë të disa postimeve në Instagram ajo ka bërë me dije ndjekësit se tashmë do ta shohim si gjysëm bionde. Mirëpo ajo që ra në sy ishin komentet e fansave që shumica e krahasonin me artiste të tjera të showbizzit.

“Në një foto dukesh si Loredana tek tjetra si Xhensila dhe tek një tjetër si Elvana. Si Bora Zemani askund,” ishte një ndër komentët.

“E ngatërrova me Efi Dhedhes. Se ku me dalin këto piktura sygjerim se marr vesh. Mu dogjën sytë nga plastikoja,” ishte komenti tjetër.

Pa dyshim që kishte dhe fansa të tjerë që e komlimentonin moderatoren për dukjen e re. Javë më parë moderatorja hoqi dorë nga ngjyra e kuqe e flokëve, prej të cilave mori dhe emrin emisioni i fundit që moderoi, “Cherry On Top”.

Por mesa duket Bora nuk është mjaftuar me atë ndryshim dhe ka provuar një tjetër ngjyrë. Edhe pse një nga figurat publike më të kuruara në çdo aspekt, flokët për Borën kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të eksploruar. Që nga dalja e parë në ekran dhe deri më tani i kemi parë flokët e saj në ngjyra të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha personi më i urryer në Ballkan..."

Deklarata që tronditi Beatrix Ramosajn, flet Albano Bogdo

Ja detaji i veçantë që ra në sy në veshjen e tij

Ervis Behari i jep fund beqarisë!

Shkak për ndarjen e Sara Hoxhës nga Ledri Vula?

Kush është e dashura e re milionere e reperit

"Ai më bleu “Prada” për të më bërë për vete"

Victoria Beckham rrëfen takimin e parë me bashkëshortin