MENU
klinika

"Sheh kambanat e një dhune ndaj saj"

Burgosja e Salianjit, gazetari Robert Papa: Do e zgjojë opozitën

27.09.2024 - 20:40

Gazetari Robert Papa, i ftuar në një intervistë televizive, dënimin dhe arrestimin e deputetit demokrat Ervin Salianji, e sheh si të pakuptimtë, kjo prej faktit që shkalla e parë e ka dhënë vendimin e tij para katër vitesh.

Ai tha më tej se i bëri përshtypje, reagimi shumë nervoz i kryeministrit Edi Rama nga një hotel në Times Square, në New York.

Por ai tha se burgosjen e Salianjit opozita do e shfrytëzojë politikisht dhe do e zgjojë, pasi sheh kambanat e një dhune ndaj saj.

“Drejtësia është drejtësi dhe ato gjyqtarë që para pak kohësh dhanë vulën për PD, kësaj radhe vendosën nga ana tjetër.

Opozita do ta shfrytëzojë politikisht. Angazhimi i zotit Rama në këtë problem tregon se ka jo vetëm qasje politike, por diçka si për të trysnuar gjithkënd që kërkon të flasë haptaz ndaj trafiqeve të drogës dhe kjo nuk është akuzë vetëm nga opozita.

Madje foli një media e madhe gjermane.

Opozitën do e zgjojë një vendim i tillë, shpirti i revoltës do të jetë më i madh, mbase do të zgjidhet një kryetar qarku më i mirë se ai te qarku ku ka qenë ai, kjo do të shihet.

Opozita sheh kambanat e një dhune ndaj saj.”

Salianji do të nisë vuajtjen e dënimit një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

Ai u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio-përgjimi për dosjen “Babale” sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin