MENU
klinika

Pas kolapsit prej më shumë se 1 viti

Çfarë ndodhi me figurën e Netanyahut pas vdekjes së Nasrallah?

30.09.2024 - 18:20

Fushata kundër Hezbollahut me bastisjet dhe prerjen e kokave të milicisë shiite, duke filluar me liderin Nasrallah, ka rritur mbështetjen për kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i cili pas 7 tetorit kishte pësuar një kolaps në imazhin e tij të ‘Mister Security’,.

Një sondazh i publikuar dje nga kanali izraelit Channel 12 tregoi se nëse votimi do të mbahej sot, Likud do të fitonte 25 nga 120 vendet në Knesset, duke e bërë atë partinë më të madhe.

Sipas sondazhit, Netanyahu gëzon mbështetje prej 38%.
“Përplasjet rajonale janë pozitive për Netanyahun. Duket qartë se ato janë faktori që kontribuoi në rimëkëmbjen e tij”, tha anketuesja dhe analistja Dahlia Scheindlin për CNN.

Në nëntor 2022, Netanyahu formoi një qeveri koalicioni me të djathtën ekstreme në vazhdën e 32 vendeve që partia e tij kishte siguruar në Knesset. Pas sulmit të Hamasit, një sërë sondazhesh sugjeruan se nëse do të mbaheshin zgjedhjet, Likud do të fitonte vetëm 17 vende, duke vënë në rrezik mbijetesën e qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmoi me qindra raketa Izraelin në shenjë hakmarrjeje

Çfarë është Hezbollahu, sa e fuqishme është ushtria e tij?

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!


Investimi për EES mund të rezultojë një dështim

Evropa mund të zhytet në kaos prej 10 nëntorit

Nga shpërthimi i “Pagers” tek vrasja e liderit të Hezbollahut

Kronologjia/ 13 ditët që ndryshuan situatën në Lindjen e Mesme

“Ekonomia në Lindje të Gjermanisë po lulëzon”

DW: Pse shumë njerëz janë të pakënaqur me politikën?