MENU
klinika

A do ketë mbështetje financiare?

Divorci i Chiarës dhe Fedez! Kush do i mbajë fëmijët

13.09.2024 - 15:41

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni dhe ish bashkëshorti i saj Fedez kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Leone dhe Vittoria.

Sipas raportimeve, Chiara do të ketë përgjegjësinë e plotë për kujdesin dhe mirëmbajtjen e fëmijëve, pasi ajo ka refuzuar ndihmën financiare të ofruar nga Fedez, duke e konsideruar atë si të pamjaftueshme.

Megjithatë, Fedez do të mbulojë shpenzimet e shkollës dhe do të kontribuojë në shpenzimet mjekësore të fëmijëve. Ai gjithashtu do t’i shohë fëmijët në fundjavat alternative, duke i mbajtur në shtëpinë e tij në Milano.

Situata mes çiftit të njohur është ndërlikuar nga tensionet pas divircit mes tyre. Ndërkohë që të dy kanë filluar të frekuentojnë njerëz të rinj ndërsa marrëdhënia mes tyre nuk jep shenja për pajtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon çfarë po ndodh mes tij dhe Chiara-s

Fedez largohet nga rrjetet sociale