MENU
klinika

“Vrasës të ftohtë, përbindësha”

Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve

29.09.2024 - 15:20

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka përshkallëzuar retorikën e tij kundër emigrantëve dhe ka shtuar fyerjet personale kundër Kamala Harrisit, gjatë një tubimi të shtunën në shtetin e Wisconsit.

Fjalimi i Trump atje iu kushtua në mënyrë të pazakontë pothuajse tërësisht emigrantëve pa dokumente.

Ai pretendoi se emigrantët në SHBA janë kriminelë të dhunshëm, duke iu referuar atyre si “vrasës të ftohtë”, “përbindësha” dhe “kafshë të neveritshme”.

Kandidati republikan për president ishte i rrethuar nga postera të emigrantëve në SHBA, të cilët janë arrestuar për vrasje dhe krime të tjera të dhunshme, dhe pankarta që shkruanin “Fund krimit të migrantëve” dhe “Dëboni ilegalët tani”.

Trump sulmoi Harrisin e cila të premten vizitoi kufirin SHBA-Meksikë për herë të parë në fushatën e saj presidenciale 2024, duke e quajtur atë “të paaftë mendërisht”.

Ish-presidenti fajësoi Harrisin dhe presidentin Joe Biden për lejimin e emigrantëve pa dokumente në SHBA, duke akuzuar disa emigrantë se duan të “përdhunojnë, plaçkisin, vjedhin dhe vrasin njerëzit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN