MENU
klinika

Gazetari jep detaje: Ja çfarë synohet

Drejtuesit politik të PD zbresin në terren/ Nis puna për zgjedhjet e ardhshme

24.09.2024 - 11:51

Drejtuesit politikë të PD kanë zbritur në terren dhe synojnë rikthimin në parti të individëve që kanë ikur, pas përçarjeve të brendshme. Gazetari Osman Stafa tha se fushata e Partisë Demokratike është fokusuar te puna në terren, por edhe tek protestat.

“Drejtuesit e PD janë udhëzuar që të punojnë në terren. Berisha ka thënë se duhet që të ketë një qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Drejtuesit politikë janë duke punuar që të afrojnë individë, që janë larguar, për shkak të përçarjeve të brendshme në parti. Fushata e PD është fokusuar edhe në punën në terren, por edhe tek protestat”, tha Stafa.

Kujtojmë që fushata zgjedhore tashmë ka nisur dhe dy kampet kryesore, Partia Socialiste në pushtet dhe Partia Demokratike në opozitë kanë “ndezur motorët” për zgjedhjet e vitit 2025.