MENU
klinika

“Të vdekur pa paratë e fëmijëve”

Emigrantët sollën gjysmë miliardë euro pranë familjeve

10.09.2024 - 22:26

“Po nuk dërguan fëmijët ne jemi të vdekur fare”… Me qëllim kryesor për të ndihmuar familjet në atdhe por dhe përballuar jetesën, dërgesat e emigrantëve në tremujorin e dytë të vitit arritën në nivele rekord. Vlera më e lartë në 16 vitet e fundit kur filluan edhe përllogaritjet nga Banka e Shqipërisë.

Nëpërmjet rrugëve zyrtare pranë familjeve shqiptare u dërguan 268 milionë euro, 38.5 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pensionistët por dhe familjet në nevojë janë kategoritë më të varura nga remitancat. “Na dërgojnë para fëmijët kur të kenë terezinë e tyre. Unë kam punuar tregti 35 vjet kur erdhi fundi 150 mijë lekë pension që shkon drita e ilaçe”, “Të punosh 40 vjet dhe të dalësh në pension tani afër e të marrësh 210 mijë lekë ca do bësh?”, thonë të moshuarit për mikrofonin e A2 CNN.

Sasia e eurove të dërguara pranë familjeve nga emigrantët, në gjysmën e parë të vitit arriti në 509 milionë euro.

Që nga viti 1992 kur nisën dhe flukset e para të prurjeve, si pasojë e zgjerimit të emigracionit, remitancat gjithmonë e më shumë po ndikojnë në jetën socio-ekonomike të vendit. Dërgesat e emigrantëve përkthehen në një burim kryesor për familjet shqiptare, nxisin më tej konsumin por dhe mundësojnë kursimin.

“Është tregues pozitiv se ekonomia rritet, do kesh më shumë para për blerjen e mallrave dhe shërbimeve”. “Është vetëm për pensionistët dhe për ata që s’kanë asnjë të ardhur”. “Nëse nuk do t’i ndihmonim pak do ishte e pamundur që prindërit të përballojnë jetesën”, thonë të moshuarit.

Sa më shumë para që dërgohen si në kanale zyrtare apo informale, aq më shumë ndikohet kursi i këmbimit duke e zhvlerësuar më tej euron. Me një euro të zhvlerësuar deri në 6 pikë në gjysmën e parë të vitit, qytetarët përfituan më pak para teksa I këmbyen në lekë në pikat e këmbimit valutor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


300-400 euro në një drejtim

Çmenden çmimet e biletave nga Shqipëria


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!