MENU
klinika

"Jemi pronarë të tokës"

Familjet në Zvërnec “shkatërrojnë” planet e dhëndrit të Trump për resortin turistik

05.09.2024 - 10:30

“Nëse në Zvërnec ka probleme me pronësinë ne do të tërhiqemi nga projekti”. Asher Abehsera, një prej bashkëpunëtorëve të Kushner në projektin e Zvërnecit që ky i fundit e ka emëruar për të mbikëqyrur projektet e investimit, deklaroi dje për New York Times pas një artikulli investigues se nuk do të ndërmarrin asnjë hap zhvillimi nëse pronësia mbi tokën ka probleme.

Në fakt, NYT ka folur me dy bashkëfshatarë në zonë, Minella Konomi dhe Thoma Kola që kanë ngritur pretendime pronësie në vendin ku do të zhvillojë projektin dhëndrit i Donald Trump.
“Ne jemi të sigurt se po punojmë me titullarët e ligjshëm. Nëse vërtetohet e kundërta ne do të tërhiqemi me respekt nga blerja”, tha Abhsera në një deklaratë për NYT.

Fshatarët e Zvërnecit, duke përfshirë edhe familjen Konomi, javët e fundit kanë kontaktuar me Kushner për ta njoftuar me shkrim për pretendimin e tyre se ata zotërojnë tokën ku është planifikuar të ndërtohet hoteli luksoz dhe se nuk janë domosdoshmërisht të gatshëm të heqin dorë.
“Është shumë e qartë se po ndodh një skemë korrupsioni”, tha Konomi, profesor i statistikave në Universitetin Cincinnati, familja e të cilit viziton shpesh zonën. “Eshtë thjesht e pabesueshme”.

Edhe Thoma Kola, 81 vjeç jeton në Zvërnec. Ai tha se kishte frikë se familja e tij mund të humbiste shpejt tokën në veri të fshatit. “Nuk do të jemi në gjendje tua lëmë atë fëmijëve”, deklaroi ai për NYT. Që prej shumë javësh, media shqiptare dhe ndërkombëtare i ka dhënë zë dy projekteve që Jared Kushner dhe Ivanka Trump, kërkojnë të bëjnë në ishullin e Sazanit dhe një resort turistik në Zvërnec. Shoqata të mbrojtjes së mjedisit kanë dalë kundër këtyre projekteve që sipas tyre do të shkatërronin në mënyrë përfundimtare faunën e zonës.
Ndërkohë që qeveria shqiptare sipas vetë njoftimit të investitorëve, i ka dhënë dritën jeshile fillimit të studimit të këtyre projekteve, por deri tani nuk ka një dokument zyrtar të firmosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A po dorëzohet ky aset kombëtar për interesa të pushtetit?"

Investimet turistike në Sazan/ Ervin Salianji publikon deklaratat e ministrit të Mbrojtjes

Rama: Qeveria e mëparshme numëronte shqiptarët...

“10 milionë turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit”