02.09.2024 - 11:17
Gjykata e Fierit ka marrë këtë të hënë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri.
Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka qendruar në burg që prej 12 maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve.
Kujtojmë se Beleri u arrestua për shitblerje të votave gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Ai u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2024, pasi u kap bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.