MENU
klinika

“Integrimi të konsiderohet prioritet strategjik nga politika“

Gonzato: Shqipëria, në fazë kritike në rrugën drejt BE

26.09.2024 - 13:06

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha gjatë takimit mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme në rrugën e saj në BE. Ai tha se parlamenti dhe institucionet e pavarura kanë rol kyç në procesin e negociatave.

“Mesazhi im i parë është që të theksoj rëndësinë e parlamentit, gjithashtu institucioneve të pavarura në kontekstin e hyrjes në BE. Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe aktualisht janë duke punuar shumë për t’u hapur shumë shpejt negociatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve demokratike, institucioneve gjyqësore, lirinë, sigurinë, por edhe fusha të tjera thelbësore që janë pjesë e shtyllës kurrizore të të gjithë strukturës siç është reforma në administratën publike, statistikat, prokurimet publike dhe kontrolli financiar. Ky parlament ka një rol kyç për të luajtur duke filluar me komitetin e BE-së që do të rishikojë nesër pozicionin e negociatave që do i paraqiten Këshillit Europian. Në termat konkrete negociatat do të konsistojnë në reforma thelbësore që do ta sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fusha”, tha Gonzato.

Ai u shpreh se për procesin e anëtarësimit kërkohet dialog ndërparlamentar dhe bashkëpunime ndërinstitucionale.

“Shpresoj që në parlament, besoj, që integrimi europian do të konsiderohet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kombëtar strategjik së pari për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, tha Gonzato.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Nick Abbot, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar.

“Besojmë shumë për rolin e këtij parlamenti në ushtrimin e saj që të drejtojë mekanizma, për të theksuar që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz procesin, por të garantojnë përfshirjen e të gjitha institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie, por gjithashtu ka nevojë për transparencë”, tha ai.

Ndërsa zv/drejtuesja e komanduar e ambasadës së SHBA-së, Kathryn Hammond tha se mbështesin rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësinë e institucioneve.

“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarur duhet të forcojnë mbikëqyrjen e tyre, llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet”, tha ajo.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin