MENU
klinika

Harris si ‘Kleopatra dhe Elisabeta’

Historia e mbajtjes së perlave nga kandidatja për presidente në SHBA

23.09.2024 - 15:22

Perlat, aksesorët më In që e shoqërojnë 24 orë në 24, Kamala Harris kandidatën per president të amerikës. Rastësi apo jo, kandidatja për president të SHBA, mund të bëhet e treta grua lidere e një shteti në histori që zgjedh perlat në vend të diamanteve.

Truk që e kanë përdorur Kleopatra dhe e Anglisë, Elisabeta I, ndryshe nga se beri Marilyn Monroe që ishte e apasionuar pas diamanteve. Në çdo daljet të Harris në publik rrallëherë mungojnë perlat si aksesorë, por më shumë se sa se e fiksuar pas tyre, kandidatja për Presidente në SHBA ka një histori që lidhet me to.

Më 19 gusht 2020, asokohe Senatore Kamala Harris mbante në qafë një gjerdan me perla teksa pranoi nominimin për nënpresidente demokrate. Kur doli në podium për të mbajtur fjalën e saj, ajo përgëzoi gratë që luftuan për të drejtën e votës e veçanërisht gratë e familjes së saj. Më pas vuri theksin te “Alpha Kappa Alpha”. AKA është një organizatë sociale, ndër më të famshmet në Amerikë, ku marrin pjesë figura si Toni Morrison, aktorja Phylicia Rashad dhe poetja Maya Angelou. Po ç’lidhje ka AKA me perlat e Harris?

Perlat kanë qenë simbol i AKA për dekada me radhë. Themeluesit e saj quhen “Njëzet Perlat” dhe çdo personi që bëhet pjesë e grupit, në fillim i dhurohen 20 perla. Është një shenjë solidariteti mes tyre, për afro-amerikanët, për gratë… E duket se Harris nuk e ka harruar asnjëherë këtë gjë. Ajo ka vënë perla në eventet më të rëndësishme të jetës së saj, nga diplomimi, betimi si Senatore e deri më sot në daljet e saj gjatë fushatës elektorale.

Për afro-amerikanët, perlat përfaqësojnë ambicien dhe mençurinë. E vërteta është se diamantet bëjnë më shumë dritë se sa një elektrik nate dhe vendosin në plan të dytë atë që i përdor. Ndërsa një varëse perlash, mjafton ta afrosh në fytyrë dhe ajo që shkëlqen je vetëm ti!