MENU
klinika

“Suprizat e tetorit” mund të shkatërrojnë zgjedhjet

Historia po përsëritet në SHBA, Cliton paralajmëron Harris

25.09.2024 - 18:19

Termi “Surpriza e Tetorit” u krijua për herë të parë në politikë në verën e vitit 1980 nga Ëilliam Casey, menaxher i fushatës për kandidatin presidencial Ronald Reagan. Casey ishte i shqetësuar se presidenti aktual Jimmy Carter do të shpallte një marrëveshje pengjeje me Iranin në fund të tetorit, në ditët e fundit të fushatës, dhe do ta përdorte atë fitore për të mposhtur kundërshtarin republikan. Më shumë se katër dekada më vonë, ne e dimë se “Surpriza e Tetorit” e frikshme e Kejsit nuk u realizua kurrë dhe ka ende disa teoricienë konspiracioni që besojnë se fushata e Reganit komplotoi fshehurazi me qeverinë iraniane për t’i bindur ata të prisnin deri pas zgjedhjeve të nëntorit për të liruar 52 amerikanë që kishin qenë në robëri për më shumë se një vit. Në fund, pengjet u liruan pas 444 ditësh. Por termi “Surpriza e Tetorit” ngeli në mendjet e mediave dhe votuesve. Çdo katër vjet, ekspertët politikë spekulojnë se çfarë mund të ndodhë në muajin e dhjetë të vitit që mund t’i kthejë peshoren njërit ose tjetrit kandidat. Kështu po ndodh edhe në rastin e Kamala Harris dhe Donald Trump.

Përsëritja e historisë

Në vitin 2016, 7 tetori mund të ketë qenë dita më tronditëse e surprizave në historinë e fushatës presidenciale. Së pari, Ëashington Post raportoi për një audio-kasetë të zbuluar të vitit 2005 të kandidatit presidencial Donald Trump, duke i thënë kushëririt të George Ë. Bush në terma jashtëzakonisht të vrazhdë se çfarë mund të bënte për gratë. Më vonë atë ditë, Ëikileaks publikoi një emaile private nga kryetari i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta. Në vitin 2020, Neë York Times shkaktoi një surprizë në tetor për Presidentin Donald Trump, duke publikuar një seri artikujsh investigativë rreth financave të presidentit aktual, të cilat zbuluan se Trump ishte 400 milionë dollarë borxh dhe kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në 2016 dhe 2017.

Alarmi i Clinton

“Do të ketë një surprizë në tetor, për të shkatërruar garën e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë. Nuk e di se çfarë, por do të jetë e madhe dhe ne duhet të jemi gati për ta përballuar”. Hillary Clinton e lëshoi këtë paralajmërim të errët gjatë takimi me gazetarët në margjinat e Iniciativës Globale Clinton, eventi i organizuar nga fondacioni i bashkëshortit të saj Bill gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Shkurtimisht, sipas ish-kandidatit për Shtëpinë e Bardhë, do të ndodhë diçka që do të ndikojë në garën e demokratëve. Duke folur lidhur me surprizën e madhe që pret në tetor, ish-sekretarja e shtetit tha se “ka vende që janë shumë aktive në përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet tona, si Rusia, Irani dhe madje edhe Kina”. Hipoteza e saj është se “ndoshta ata do të përpiqen të shkatërrojnë besueshmërinë e Harris me gënjeshtra”. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duhet të presim diçka të madhe”, tha ajo.

“Surprizat e tetorit”

Çfarë mund të ndodhë në tetor që mund t’i “befasojë” të gjithë dhe të ndryshojë rrjedhën e një fushate sulmi? Harris dhe Presidenti Joe Biden për shembull mund të ndërmjetësojnë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe Hezbollahut, duke u treguar votuesve se ajo ka ekspertizën diplomatike të politikës së jashtme që i nevojitet vendit? Mund të ketë një përplasje të tregut të aksioneve ose shpalljen e një recesioni. Ndoshta Ukraina mund të arrijë fitoren duke kapur më shumë territor rus për të justifikuar strategjinë Biden-Harris për ndërtimin e koalicionit dhe duke qëndruar besnikërisht nga një aleat kundër diktatorit famëkeq rus Vladimir Putin, të cilin Trump e ka admiruar hapur dekadën e fundit. Presioni i Trump ndaj kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, mund të çojnë në mbylljen eqeverisë pa një faturë shpenzimesh në kaos dhe një rënie ekonomike. Ose ndoshta zbulime personale të dëmshme nga e kaluara e Trump ose Harris –mund ta shtyjë elektoratin drejt një kandidati. Një gjë është e sigurt: do të jetë një aventurë për një muaj rresht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmëron parashikuesi i zgjedhjeve presidenciale

“Amerikanë, bëni plane emergjente përpara fitores së Trump”

“Kokë më kokë” edhe në një shtet kyç

Ashpërsohet gara për president, ngushtohet diferenca Harris-Trump