MENU
klinika

"Qeveria teknike e vetmja zgjidhje"

I vunë flakën karrigeve të tyre para Kuvendit, Noka: Kjo situatë do jetë çdo të hënë e të enjte!

30.09.2024 - 17:38

“Ta harrojnë se do likujdojnë opozitën”- I vunë flakën karrigeve të tyre para Kuvendit, Noka: Kjo situatë do jetë çdo të hënë e të enjte! Qeveria teknike e vetmja zgjidhje

Noka: Edi Rama duke sulmuar opozitë prej tre vitesh i ka vënë flakët demokracisë, po bën gjithçka për ti vënë flakën Shqipërisë për interesat e tij. Ndaj ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ka kërkuar populli opozitar kemi tre vite që Edi Rama na ka hapur luftë. Po e kërcënon më burg këdo që denoncon. Tani burgosi Salianjin, ai zgjidhje shikon kërcënimin me burg këto që denoncon për interesin publik, kushdo që nxjerr lidhjet me krimin kërcënohet me burg. Ta harrojë Edi Rama që mund të dënoj dhe likujdoj opozitën. Opozita është në ball të aksionit, Shqiptarët nuk martojnë një narkoregjim por një qeverisje të denjë, këta nuk janë të denjë për të qeverisur Shqipërinë po për të qeverisur mafjan dhe për të vjedhur. Ne do ti dalim zot këtij vendi dhe demokracisë. Të enjte dhe të hënë që do ketë Paralament do jetë si kjo situatë sot. Ne jemi në beteje, qeveria teknikë është zgjidhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet?