MENU
klinika

Lirohet nga burgu Lefter Alla

Ish-kryebashkiakut socialist të Bulqizë i përfundon dënimi

22.09.2024 - 12:00

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi i ka përfunduar dënimin me 2 vite burg, raporton News24.

Lefter Alla ka dalë nga burgu i Fierit, ku edhe po vuante dënimin.

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku socialist u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Lefter Alla u dënua gjithashtu që për 5 vite nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

Ish-kreu i Bashkisë Bulqizë rezultoi fajtor pasi favorizoi të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë një tender.

Gjykata e Posaçme gjeti fajtorë ish-kryetarin socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një aferë korruptive në një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin