MENU
klinika

"Kam qenë e frikësuar"

Julia rrëfehet për vështirësitë në fillimet e karrierës së saj

22.09.2024 - 09:20

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, ish banorja e “BBV3” Julia Ilirjani ka rrëfyer detaje lidhur me fillimet e karrierës së saj. Ashtu sikurse dhe çdo tjetër dhe fillimet e Julias kanë qenë të vështira.

Aktorja tregon se është ndjerë e kërcënuar dhe e frikësuar në periudhën ku studionte për aktrim, ndërsa flet për humbjen e disa roleve, për shkak se i kërkonin marrëdhënie seksuale në këmbim.

“Kishte kërcënime, nuk ishte thjesht një ngacmim në rrugë, me ngacmimet jam mësuar. Por nuk më kanë ndodhur gjëra të tejskajshme, kam qenë e frikësuar.

Ideja ishte kjo, nuk ta thonin kaq hapur, por në forma të tjera. Shumë gjërave u kam thënë Jo. Humba disa role, por nuk më mërzit kjo gjë.”-është shprehur ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shpërndahen ftesat, caktohet data!

Detaje nga dasma e Dafinës dhe Kreshnikut

Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin

Rikthehen motrat Vjollca, ja ku do t’i shohim vajzat VIP!

“Mbretëresha e Champions League”

Media britanike i dedikon artikull Eva Muratit