MENU
klinika

Ançeloti ankohet për lojën apatike të ekipit

Kambanat e alarmit bien në Madrid për Vinin

01.09.2024 - 16:40

Me sa duket “mali” me miliona që sauditët i kanë ofruar sulmuesit të Realit të Madridit, Vinicius Zhunior kanë bërë efektin e tyre.

Të paktën kështu është dukur në këto javë të para të sezonit të ri në La Liga. Situata disi e veçantë e Viniciusit është vënë re edhe në klub. Trajneri dhe drejtuesit kanë vërejtur se braziliani nuk është i njëjti në dy javët e fundit.

Motivimi i trofeut në lojë ndaj Atalantës e devijoi disi fokusin dhe tregoi versionin më të mirë të sulmuesit, por fillimi i kampionatit e ka bërë të qartë se diçka po ndodh me brazilianin.

Ndeshja kundër Las Palmasit të enjten në mbrëmje ka konfirmuar të gjitha dyshimet dhe pasiguria i ka lënë vendin një alarmi dhe sirenës që ka nisur të bjerë me volum të plotë. Lajmi i publikuar javë më parë lidhur me dëshirën e sheikëve sauditë për të rekrutuar sulmuesin e Realit shihet nga klubi si argumenti kryesor për të gjetur arsyen e mjegullimit të lojës së brazilianit.

Natyrisht që jo gjithçka rëndon me Vinin. E vërteta është se në tërësi skuadra nuk po funksionon dhe ajo që synohej të ishte një makinë e përsosur shënimi, në fakt në këto javë të para në La Liga ka prodhuar një lojë rrëmujë, pa ide dhe për shumë momente, është parë që lojtarët kryesorë të Realit bëjnë luftë më vete, të shkëputur nga trungu i ekipit.

VINI, JO I VETMI – Vinicius Zhunior nuk është i vetmi shqetësim për Realin, pasi një tjetër brazilian ka qenë në qendër të vëmendjes këto javët e fundit. Është edhe Rodrigo, i cili kontribuoi pak ose aspak kundër Las Palmasit.

Të dy brazilianët kanë luajtur, secili në mënyrën e vet, në kapitujt e vetëm të pasigurisë që rrethojnë të ardhmen e tyre këtë verë. Ançeloti nga ana tjetër i kërkoi skuadrës shpejtësi, dinamizëm dhe përkushtim përpara ndeshjes kundër Las Palmasit.

Përgjigja ishte katastrofike, sidomos në pjesën e parë. Goli i marrë pasqyroi gjithçka në mënyrë perfekte, me apatinë mbrojtëse, por më pas ishin lojtarët e tjerë ata që u kufizuan vetëm në vrapim në fushë, në kërkim të driblimit të pamundur duke mos luajtur si ekip.

Trajneri thotë se ka konstatuar problemin, atë distancë mes linjave, që çdo person, duke parë nga poshtë dhe jo nga shoku i skuadrës dhe, veçanërisht, mungesa e solidaritetit, diçka që po bëhet e dukshme dhe po rëndon skuadrën që nga fillimi i sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përkon me skadencën e kontratës me “galaktikët”

Ançeloti te Brazili, Neymar jep bekimin