MENU
klinika

“3 muajt e fundit kanë qenë…“

Klea Huta, në gjendje jo të mirë shëndetësore: Po kaloj kovidin

23.09.2024 - 14:20

Muajt e fundit për Klea Hutën duket nuk po shkojnë mirë. Së fundmi ajo ka postuar në Instagrami e saj një foto teksa merr aerosol dhe duket se gjendja shëndëtesore e saj nuk është e mirë.

Aktorja ka shkruar se po kalon “Covidi-n” me një dhimbje koke të tëmerrshme, hundë të bllokuara dhe asgjë nuk po i bën derman.

“Kam 2 javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola e vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit. Dhimbja e kokës, e tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushesh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik me shiringë dhe prapë asgjë. E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë,” shkruan Klea.

Ndër të tjera ajo është shprehur se muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin e saj, siç duket çdo gjë i ka marë për ters pasi 2 javë më parë ajo postoi se gjatë hedhjes në det kishte lënduar mesin, kishte humbur valixhet dhe fluturimin gjithashtu.

‘”Më duhet ta pranoj që këto 3 muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo Mërkuri në retrogradë, por të gjithë planetët u përmbysën. Nuk gjeta rehat sikur 1 javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura, mes i thyer, gjunjë të vrarë, trup e shpirt të sakatuar, streptokok dhe tani qershia mbi tortë: Covid,” përfundoi këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga emri i bebushit tek kilogramët e shtuar

E izoluar, Klea Huta na tregoi gjithçka për shtatzëninë!