MENU
klinika

Merr masa drastike

Kosova mbyll dy pika kufitare me Serbinë

07.09.2024 - 09:03

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sveçla tha se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo po ndodh para syve të autoriteteve të Serbisë.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Sveçla. Ministri Sveçla njoftoi më parë se për shkak të sigurisë së qytetarëve është mbyllur kufiri në Bërnjak.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat