MENU
klinika

Gjykata Kushtetuese cakton datën

Kur do të shqyrtohet masa e sigurisë për Sali Berishën

24.09.2024 - 20:12

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 nëntor për të shqyrtuar ankimin e Berishës kundër masave të para të sigurisë.

Një javë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë për shqyrtim në seancën plenare ankimin e bërë nga ish-kryeministri, Sali Berisha, kundër masës së parë të sigurisë të caktuar ndaj tij, atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Në ankimin e drejtuar Kushtetueses ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme në tetor 2023, por edhe ata të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi masën.

Në thelbin e kërkesës së ish-kryeministrit është fakti se gjykatat kanë shkelur Kushtetutën duke caktuar një masë sigurie shtrënguese ndaj tij, pa marrë më parë autorizim nga Kuvendi i Republikës, për shkak të statusit të tij të deputetiti.

Në Kushtetuese ankimi i Berishës do të shqyrtohet pa praninë e palëve, por vetëm mbi bazë dokumentesh.

Në të njëjtën ditë, Kushtetuesja vendosi të kalojë në seancë plenare edhe ankimin e bërë nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë të dhëna ndaj tij.

Ish-kryeministri Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu: E ardhmja e zymtë që e pret ish-kryeministrin

“Edi Rama duhet të tregojë pozicionin e tij në aferën ‘Partizani'”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin