MENU
klinika

Vrasja e liderit të Hezbollahut

Kush mund ta zevendësojë Hassan Nasrallah?

29.09.2024 - 09:00

Mbështetësit e Hezbollahut ende nuk besojnë në vrasjen e liderit të tyre, Hassan Nasrallah.

“Ai po na drejtonte. Ai ishte gjithçka për ne. Ne ishim nën krahët e tij,” tha një mbështetëse, Zahraa, e përlotur në një shkollë ku ajo ishte zhvendosur.

Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë indikacion të menjëhershëm se kush mund të pasojë Nasrallahun, por zyrtari i lartë Hashem Safieddine është konsideruar prej kohësh si trashëgimtar.

Një burim i tha Reuters se ai i mbijetoi sulmeve izraelite, por grupi nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për statusin e Safieddine.

Hashem Safieddine

Safieddine, i cili mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut është një kushëri i Nasrallah. Ai është një klerik që mban një çallmë të zezë që tregon prejardhjen nga profeti i Islamit Muhamed.

Në qershor, ai kërcënoi përshkallëzim kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.

Deklaratat e tij publike shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut. Në një ngjarje të fundit në Dahiyeh, ai deklaroi: “Historia jonë, armët dhe raketat tona janë me ju”, në një shfaqje solidariteti me luftëtarët palestinezë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Safieddinin terrorist në vitin 2017.

Ai ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj politikës amerikane. Në përgjigje të presionit amerikan ndaj Hezbollahut, ai deklaroi në vitin 2017: “Kjo administratë e çmendur mendore e SHBA-së e kryesuar nga Trump nuk do të jetë në gjendje të dëmtojë rezistencën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte një nga armiqtë tanë më të mëdhenj”

Izraeli: Vrasja e liderit të Hezbollahut e bën botën më të sigurt