Australia shënoi gushtinmë të nxehtë, njoftoi sot shërbimi i motit të vendit, me temperaturën muajin e kaluar më shumë se tre gradë mbi mesataren normale. Shifrat e Met Office të Australisë tregojnë se gushti ishte më i ngrohti që nga fillimi i regjistrimeve në 1910. Në shumë pjesë të vendit temperaturat minimale dhe maksimale ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë.
Temperatura mesatare në të gjithë Australinë ishte 3.03°C mbi normalen, tha agjencia. Temperaturat rekord janë shënuar nga brigjet lindore në ato perëndimore të vendit. Termometri në një bazë ushtarake në bregun veriperëndimor të Australisë arriti në 41.6°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në stinën e dimrit.
Në përgjithësi, dimri i këtij viti, i cili në Australi fillon në qershor dhe përfundon në gusht ishte i dyti më i ngrohtë i regjistruar deri më tani, pas atij të 2023-ës. Rreth 18% e vendit është shkretëtirë dhe është e zakonshme të jetë e nxehtë gjatë gjithë vitit në klimat më të buta të Australisë.