MENU
klinika

Plagosi dy persona me pistoletë

Lul Rakaj i bëri rezistencë policisë, si u vu në pranga autori i ngjarjes!

15.09.2024 - 15:12

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Lul Rakajt, autorit të plagosjes me armë zjarri të shtetasve Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj në Malësinë e Madhe.

Mësohet se ai është vënë në pranga nga RENEA dhe policia e Shkodrës në afërsi të Ballkonit Panoramik të Tamarës, ndërsa bëhet e ditur se ai i ka bërë rezistencë policisë.

Fillimisht ka çarë rrethimin e parë të uniformave blu, më pas kanë qenë forcat RENEA që e kanë arrestuar.

Lul Rakaj pas plagosjes ka marrë makinën dhe është larguar, ndërsa raportohet se në makinë ishte bashkë me gruan e tij.

Ndërkohë armën e zjarrit, të cilën e kishte marrë me vete pas ngjarjes policia nuk e ka gjetur ende.

Operacioni i policisë dhe RENEA-s për arrestimin e tij është parë nga rreth 20 turistë të huaj që ndodheshin në këtë zonë.

Si ndodhi ngjarja sot?

Ka qenë ora 09:45 (15 shtator) kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Sipas policisë, ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ku Avenir Hasanaj ndodhet ne gjendje me te rende shendetesore, pasi ka marre nje plumb ne gjoks.

Po kush është Lul Rakaj?

Lul Rakaj mësohet se ka një të shkuar të errët, pasi rreth 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe.

Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë Lul Rakajt babain.