MENU
klinika

Në fokus edhe integrimi në BE

Mbledhja e qeverisë në Dajt/ Detajet, shtyllat kryesore që po diskutohen

01.09.2024 - 16:24

Prej orës 10:00 të kësaj të diele vijon mbledhja e qeverisë në Dajt, tek e cila po marrin pjesë ministra, zëvendësministra, përfaqësues institucionesh që janë në varësi të kryeministrisë, kryetarët e Komisioneve Parlamentare si dhe kryetarja e Kuvendit.

Referuar burimeve brenda mbledhjes, gazetarja e ABC News Fjona Xhafaj ka mësuar detaje për temat dhe çështjet kryesore që po trajtohen.

Sipas saj, janë katër blloqe kryesore tek të cilat do të bazohet i gjithë diskutimi i mbledhjes, e cila pritet të zgjasë deri në orën 18:00.

“Për më shumë se tri orë po mbahet mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama, në të cilën janë prezentë ministra, zëvendësministra anëtarë të kabinetit, kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësuese nga institucione që janë në varësi të kryeministrisë. Ka qenë një mbledhje që ka nisur në 10:00 të mëngjesit. Diskutimet janë fokusuar në katër blloqe kryesore diskutimesh mes pjesëtarëve të saj. I pari ka qenë blloku i komunikimit, i cili sipas burimeve ka përfunduar. Më pas do të vazhdohet me bllokun e sigurisë, bllokun social dhe bllokun e drejtorëve. Për ta specifikuar këtë të fundit, do jenë krerë te institucioneve nën varësinë e kryeministrisë, të cilët do të prezantojnë raportet në këtë mbledhje”, tha ajo.

Por krahas diskutimeve dhe përgatitjeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fokus të veçantë i është dhënë çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE.

Për këtë pikë, gazetarja Xhafaj raporton se ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka mbajtur një fjalë në këtë mbledhje informale.

“Peshë i është dhënë edhe integrimit të Shqipërisë n ë Bashkimin Evropian, ku është Majlinda Dhuka, sipas burimeve, po mban fjalën në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura”, shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN