MENU
klinika

"Prindërit tanë nuk ishin budallenj kur…"

“Media sociale, aseti më i madh që rusët kanë”- Rama: Po shkatërrojnë fëmijët!

02.09.2024 - 17:42

Kryeministri Edi Rama, ka ngritur shqetësimin në Forumin e Bledit lidhur me ndikimin e mediave sociale, duke theksuar se këto platforma janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë.

Ai u shpreh se rusët dhe iranianët po depërtojnë në vendet demokratike nëpërmjet mediave sociale, duke shkatërruar çdo ditë fëmijët dhe ndjenjën e komunitetit.

Teksa u ndal tek rrjeti social TikTok, të cilin e konsideroi “ferri mbi tok”, Rama shtoi më tej se “nëse nuk kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen”.

“Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh”, përfundoi ai.

Rama: Është diçka që nuk e kuptoj sa u takon vendeve demokratike, që është ndërhyrja ruse. Dëgjova edhe presidentin e Forumit të Bledit që tha besoj tek njerëzimin, por kur e sheh si po depërtojnë rusët duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit, po flas për mediat sociale, nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodh më.

Media sociale, në mënyrën që po e trajtojmë, janë aseti më i madh që rusët dhe iranianët kanë. Shiheni TikTik-un në Kinë, një realitet i mrekullueshëm aty. Për varjanti i TikTok i Kinës është feri në tokë, por e quajmë liri. Për aq kohë sa nuk do kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen.

Nuk mendoj se prindërit tanë ishin budallenj që u kërkonin fëmijëve të ishin të kujdesshëm, të mendonin dy herë para se të flisnin. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh. Këtu mendoj se po na rreshket çështja që rusët dhe atyre që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës, ju është hapur dera në hapësirën tonë të lirisë së fjalës.