MENU
klinika

“Dikur eprori im, sot miku im”

Ministri Hoxha vlerëson Rrumbullakun, çel konkursin për postin e drejtorit të Policisë

06.09.2024 - 11:36

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi çeljen e një konkursi për të emëruar drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.

“Dua të përgëzoj punën e Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin tim, sot mikun tim, Muhamet Rrumbullakun. Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët do ta nisin punën jo nga gremina e vitit 2013,m por nga lartësia e një pune të bërë përgjatë një dekade”, tha ministri Hoxha në një deklaratë para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

“Kam bindjen që ata që do të dorëzojnë stafetën nuk do a kursejnë dijen dhe përvojën e fituar në këto vite për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030”.

Kryeministri Rama njoftoi në llogarinë e tij në Facebook se konkursi hapet në zbatim të ligjit të ri për Policinë e Shtetit dhe do të pasohet menjëherë nga procesi ligjor dhe meritokratik i ripërtëritjes së të gjithë skuadrës së drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Deri në emërimin e drejtuesit të ri, Sokol Bizhga është komanduar në këtë post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ja kush vjen në krye të Policisë!”

Karamuço paralajmëron: Rrumbullaku largohet në Shtator

20 ditë afat për kandidatët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm

Ligji i ri shkarkon Rrumbullakun, policia në kolaps!


Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Moti për javën e ardhshme

Berisha dhe dhëndri i tij nën akuzë, detaje nga dosja e SPAK

Si Argita dhe Jamarbër Malltezi blenë toka dhe ia shitën Damir Fazlliçit!

Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI!

Vrau dhe groposi 34-vjeçarin në 2018

Kush është Agron Tufa, që u ekstradua nga Italia