MENU
klinika

10 vjetori i vizitës në Shqipëri

Papa Françeskut i dhurohen simbolet e traditës shqiptare

21.09.2024 - 13:14

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përkujtoi sot 10 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.

Kumbaro u shpreh se, “kjo ditë shtatori përkon me përvjetorin e dhjetë të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, ku pata privilegjin që përulësisht së bashku me skuadrën e Ministrisë së Kulturës të shënjonim në kujtesën e gjithë shqiptarëve altarin e mesazheve të forta të paqes, besimit e shpresës”.

Kumbaro u shpreh se, “në këtë 10 vjetor të vizitës tij në Tiranë, i janë dhuruar Shenjtërisë së Tij simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare, një shishe verë “AMË Kallmet” dhe një plis në tryezën e tij, nga Mrizi i Zanave Agroturizëm, të cilat i janë dorëzuar nga Imzot Arjan Dodaj.

Kumbaro mbyll postimin e saj duke theksuar se, “këto janë simbolet më të bukura të traditës e mirënjohjes shqiptare”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Buzëqeshja gjuha ndërkombëtare"

Papa Françesku: Shën Nënë Tereza e mirësisë…