MENU
klinika

“Në javët në vijim pritet të..”

Paralajmërimi i fortë i Karamuços: Do zbulohen personat e inkriminuar pranë Rrumbullakut”

08.09.2024 - 08:53

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka dhënë një paralajmërim në emisionin Review sa i takonp ersonave të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrmbullakut, për të cilët në javët në vijim do zbulohen fakte të reja.

Këto fakte të reja, sipas Karamuços janë zbulimet e lidhjeve të t tyre me persona të lidhur me organizatat kriminale, për të cilët Rrumbullaku do duhej të mbante përgjegjësi përapara se t’i afronte në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Zoti rrumbullaku pati një avantazh kur erdhi në krye të detyrës, ishte drejtor i AMP-së, por ajo që ndodhi më pas ishte që disa prej emërimeve të tij të para, njerëz që i promovoi, ikën në burg. Ka një përgjegjshmëri shumë të madhe nëse mban në krah njerëz të inkriminuar. Nuk dyshoj që ai të ketë pasur kontakte me krimin, por ashtu siç po del dhe do dalë në javët në vijim njerëz afër tij janë ende të lidhur me krimin e organizuar.” -tha eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Njihte drejtorin, hyri natën në Policinë e Shtetit dhe..."

Eksperti Karamuço zbulon detajet e bujshme: Ja kush ndërhyri në TIMS

“Ja kush vjen në krye të Policisë!”

Karamuço paralajmëron: Rrumbullaku largohet në Shtator