MENU
klinika

Procedura që do të ndiqet për të

Pas vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës, çfarë do të ndodhë me Salianjin?

27.09.2024 - 17:07

Pritet që në orën 17:00, deputeti demokrat Ervin Salianji të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Raportohet se pas vetëdorëzimit, Salianji do të firmosë aktet proceduriale, më pas nga Drejtoria e Tiranës do të dërgohet në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, më pas njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila që përcakton IEVP-në ku Salianji do të vuajë dënimin.

Gjithashtu pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të përcaktojë ditën e shtunë IEVP ku Salianji do të vuajë dënimin e dhënë nga Apeli.
Sipas vendimit të Gjykatës, Salianji do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin