MENU
klinika

“Jemi ne kampionët e Gjermanisë“

Përballja me Bajernin e Mynihut, Xhaka: Rival i fortë

28.09.2024 - 18:40

Duke nisur nga ora 18:30, Bajerni i Mynihut dhe Leverkusen do të zbresin në “Allianz Arena”, për kryendeshjen e javës së 5 të Bundesligës.

Pikërisht kampionët do të luajnë ndeshjen e parë direkte për titullin kundër Bajernit të Vinsent Kompani, skuadër e cila duket e transfomuar nën drejtimin e anglezit.

Një takim i vështirë që “Aspirinat” e Çabi Alonsos, ku do të duelojnë edhe brenda “mureve” të rivalëve, për të cilën ka folur edhe Granit Xhaka në intervistën dhënë mikrofonave të “Sky Sports DE”.

“Ky është një rival Champions-i. Kështu na tha trajneri sot. Sigurisht që ne e dimë sesa potencial kanë bavarezët dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri Kompani në lojën e tyre. Ne kemi analizuar stilin e kundërshtarit, sigurisht, dhe ju tashmë mund të shihni se shumë gjëra po funksionojnë shumë mirë tek ata”.

“Nuk është domosdoshmërisht më i madh, por i ndryshëm. Kur bëhesh kampion dhe fitues i kupave, presioni nga ana jonë padyshim duhet të jetë pak më i lartë, por kam ndjenjën se ne mund ta përballojmë presionin mirë dhe kemi përvojën për ta bërë këtë. Edhe të rinjtë po ecin shumë mirë. Një ndeshje në Mynih kundër Bajernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne mezi presim ta luajmë atë, por duhet thënë se kampionët jemi ne dhe do të luajmë lojën tonë.

Ne duam të luajmë në krye për aq kohë sa të jetë e mundur! Sigurisht që i kemi synimet tona brenda, por nga jashtë është tjetër gjë. Vitin e kaluar kemi bërë përparim të shkëlqyer me moton ‘merrini ndeshjet me radhë’ dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe këtë vit si sezonin e kaluar”. ka thënë Xhaka.