MENU
klinika

"Nuk kemi kompetencë për të rregulluar çështjet fetare"

Plani për shtetin sovran të Urdhrit Bektashi, reagon delegacioni i BE

25.09.2024 - 16:37

Në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtare. Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë në një reagim për Gazetën Panorama Online, thotë se nuk ka asnjë koment për këtë fazë, ndërsa thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

Zyra e BE në vendin tonë thekson se Bashkimi Evropian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet ne reagim.

Shteti Bektashi pritet te shtrihet në territoret ekzistuese të Selisë Botërore, në një sipërfaqe disa hektarëshe, në një zonë periferike të Tiranës. Që prej vitit 1929, selia botërore e betashinjve u zhvendos nga Turqia, në kryeqytetin shqiptar.

Mbetet e paqartë rruga ligjore që do të duhet të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij. Kushtetuta shqiptare parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Një ndërhyrje për ndryshimin e saj do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të parlamentit, ose 94 vota.

Reagimi i Rames

Sot Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve në lidhje me idenë për krijimin e shtetit sovran të urdhrit Bektashi. Me anë të një statusi të gjatë në X, kreu i qeverisë shqiptare jep arsyet se pse është e nevojshme që në Tiranë të krijohet një shtet sovran, si modeli i Vatikanit.

“Ka ardhur koha që kjo ide të vihet në jetë- thote Rama. Kreu i qeverisë i quajti reagimet çudira që tejkalojnë çdo fantazi dhe ligësi të pritshme, ndërsa nismën e shikon si “harmoni të plotë me interesin tonë kombëtar”.

“Jam mësuar të lexoj e dëgjoj çudira pas çdo ideje të re apo projekti ndryshimi që kam shprehur apo paraqitur në tërë këto vite, po këtë herë çuditë e thëna a të shkruara fill pas shprehjes së idesë të krijimit të një entiteti sovran të Urdhërit Bektashi, brenda perimetrit të pronës së Kryegjyshatës Botërore në Tiranë, kanë kaluar kufijtë e të gjitha fantazive dhe ligësive të pritshme”.

Sipas kryeministrit Rama, “ngritja e statusit të Kryegjyshatës Botërore në Shqipëri në nivelin e një entiteti sovran, jo vetëm do të ulte ndjeshëm kërcënimin real të tkurrjes së atij komuniteti deri në tretje në harkun e disa dekadave, po do të garantonte një vazhdimësi të qëndrueshme të ekzistencës së tij për breza të tërë”.

Rama fton kundërshtarët e kësaj ideje që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, – pasi siç thotë ai- kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

“Gjithësesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota.“, shkruan Rama.

Shkrimi nga NYT

Lajmi u bë publik pak ditë më parë nga New York Times, e cila zhvilloi një intervistë me kreun e komitetit Bektashinj në Shqipëri, Baba Mondi.

“Zoti nuk ndalon asgjë; prandaj na dha mendjen”, tha Baba Mondi, duke shpjeguar se si synon të sundojë mbi një tokë prej 27 hektarësh që Shqipëria dëshiron ta kthejë në një shtet sovran me administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë.

Në intervistë me NYT, kryeministri Rama tha se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, tha ai.

Plani për Shtetin Bektashi do të përfshijë një shërbim të vogël inteligjence, pa ushtri, kufij të rreptë apo gjykata.

Pasaportat do të jenë të gjelbra, një ngjyrë e rëndësishme në Islam, por ende nuk ka detaje për ata që do të jenë të kualifikuar për to.

Baba Mondi ka premtuar se nuk do të ketë ambicie territoriale, duke e fokusuar këtë projekt si një çështje shpirtërore, jo pronësore.

Rama ka shpjeguar se kufijtë e shtetit të ri do të përcaktohen nga toka që Bektashitë e kanë aktualisht, duke shmangur konfliktet mbi pronat

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!