30.09.2024 - 12:20
Ka përfunduar mbledhja e Grupit të PS-së, e zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku fokus i diskutimit kanë qenë zhvillimet në seancën parlamentare.
Deputetët e maxhorancës janë udhëzuar që gjatë gjithë punimeve të seancës plenare, por edhe në Komisionet parlamentare të fokusohen tek diskutimet e nismave ligjore.
Është një udhëzim i dytë, sipas të cilit deputetët e PS-së duhet të shmangin çdo retorikë të fortë apo përplasje me kolegët e opozitës, nisur nga fakti që është bërë e qartë nga opozita për të mos lejuar zhvillim normal të jetës parlamentare.