MENU
klinika

Apeli dënoi me 1 vit burg Salianjin

Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend për arrestimin e deputetit demokrat

27.09.2024 - 12:18

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Kuvend shkresën për Ervin Salianjin, i cili u dënua nga Apeli me një vit burg për kallëzim të rremë.

Vendimi u shpall dje (26 shtator) nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala. Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin