MENU
klinika

“Nuk ishte vendim grupi, kemi paqartësi!“

PS nuk dërgoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagon Peleshi: Do presim “Venecian”

16.09.2024 - 11:01

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka thënë se nuk ka qenë vendim grupi ai i mosdërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS-së, Peleshi u shpreh se kanë pasur paqartësi përsa i përket kësaj çështje.

Më tej, Niko Peleshi ka shtuar se do të zbatojnë këshillën e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Xhaçkës.

Niko Peleshi: Nuk bëhet fjalë për kundërshtim të vendim të Gjykatës Kushtetuese sepse ne e respektuam futjen në seancë plenare të seancës së parë. E vërtetë që ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit disa pro, disa kundër dhe disa abstenim. Fjala kyqe që përcakton situatën, paqartësi. Cila e drejtë prevalon, kjo është paqartësi. E vlerësoj si vendimin e duhur dhe të mençur për ta çuar në Komisionin e Venecias. Do ta na vlejë për të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kalojnë përmes vendimit në seancë.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kemi trajtuar me seriozitetin që meriton. Kuvendi është një bashkësi deputetësh dhe e çon përmes votimit në seancë. Në këtë rast nuk kishte një vendim politik dhe një vendim grupi. Nuk kemi pasur qartësi. Kur ka paqartësi, forma e abstenimit duhet trajtuar si paqartësi. Ne çfarë na këshillon Komisioni i Venecias, do ta zbatojmë. Nuk na detyron, por do ta zbatojmë. Nuk bëhet fjalë për emrin e një deputeti, grupi parlamentar nuk do ta humbiste peshën e vet, ky nuk është një aksion politik.

Nga njëra anë kemi të drejtën për të votuar deputeti, nga ana tjetër kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kam votuar abstenim sepse bëj pjesë në atë grup deputetësh që janë të paqartë se kush prevalon, vullneti i lirë i deputetëve apo i Gjykatës Kushtetuese. Të dyja bazohen në Kushtetutë. Këshillën e Komisionit të Venecias do ta zbatojmë.