12.09.2024 - 18:37
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte deputetët e Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit. A2 CNN ka siguruar agjendën e këtij takimi.
Mësohet se deputetët do të mblidhen në zonën e Labinotit, aty ku janë zhvilluar edhe takime të mëparshme nga mazhoranca.
Mësohet se do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.
Fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren.