MENU
klinika

“Pension 500 euro nëse na jepni votën?”

Rama: S’mund t’i gënjejmë gjyshërit! Do rrisim bonuset e fundvitit…

09.09.2024 - 19:51

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetar i PS-së, ndërsa ka folur lidhur me platformën “deputeti që duam” është ndalur në çështjen e pensioneve.

Ai tha se pensionet janë pika më e dobët e zinxhirit të rritjes, por ne nuk mund të biem në kurthin e iluzioneve, nuk mund të gënjejmë gjyshërit dhe gjyshet, duke u thënë se do ua bëjmë pensionet 500 euro nëse na jepni votat, sikundër bëjnë disa që vijnë vërdallë.

“Sigurisht që kjo do të ndodhë një ditë, por s’mund të ndodhë sapo të na jepni votën. Ne këtë fundvit do të rrisim bonusin për pensionistët, pasi në këtë moment kemi një ekonomi që do mund të na i japi aq sa ne t’ua shpërndajmë si bonus këtë fundvit.

Kemi rritur bonusin, a ka qenë e mjaftueshme? Jo. Këtë vit do ta rrisim sërish, a është e mjaftueshme? Sërish meritojmë shumë më shumë, por ky është dallimi i madh midis nesh dhe atyre që vijnë vërdallë”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se nuk mjafton për të thënë se do t’i çojmë pensionet kaq, pasi kjo është një nga çështjet më të rëndësishme, jo vetëm këtu në Shqipëri, por në të gjithë Botën.

“Pensionet varen nga kontributet që një vend mbledh. Nga një rritje ekonomike që shihet në shifra dhe fakte dhe nga një rritje ekonomike që ndjehet në arkën familjare ka një distancë që duhet përshkruar, në mënyrë që secili të marrë pjesën nga ekonomia gjithëpërfshirëse, por në anën tjetër shteti duhet të qëndrojë në themele të forta”, tha Rama.