MENU
klinika

“Rënie gurësh e inertesh në disa rrugë, qarkullimi…“

Reshje intensive shiu/ ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve

13.09.2024 - 12:16

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka prezantuar qytetarët lidhur me përkeqësimin e motit në disa qarqe të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ARRSH bën me dije se gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior.

Për pasojë ka pasur rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

“Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.
Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet.
Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin