MENU
klinika

Zjarr dhe tymnajë në Kuvend

REUTERS: Deputetët e PD protestuan kundër burgosjes së Salianjit, dogjën karriget

30.09.2024 - 21:40

“Reuters” pasqyron kaosin dhe tensionet në Kuvend: Deputetët e PD protestuan kundër burgosjes së Ervin Salianjit, dogjën karriget jashtë parlamentit

Agjencia e lajmeve Reuters ka pasqyruar tensionet dhe kaosin që shoqëruan seancën parlamentare të kësaj të hëne. Me titullin “Opozita shqiptare u vë flakën karrigeve jashtë parlamentit”, agjencia thekson se kjo ndodhi si shenjë proteste kundër burgosjes së një prej kolegëve të tyre, Ervin Salianjit.

“Në fillim të seancës së rregullt parlamentare, deputetët e opozitës morën karriget nga salla e Kuvendit dhe i vunë flakën në shkallët e godinës. Rojet e sigurisë shuan me shpejtësi zjarrin”, thuhet në shkrim.

Agjencia sjell në vëmendje edhe vendimit e Gjykatës së Apelit që la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

“Gjykata e shpalli Salianjin fajtor për një “kallëzim të rremë” ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Salianji ka mohuar çdo shkelje dhe e ka cilësuar gjyqin si të motivuar politikisht.

Në fillim të këtij muaji, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte në arrest shtëpie që nga dhjetori, u padit me akuza për korrupsion për veprime që ai kreu kur ishte kryeministër. Edhe Berisha mohon akuzat”, shkruan Reuters, e cila thotë se Partia opozitare ka bërë thirrje për një protestë të madhe në kryeqytetin Tiranë më 7 tetor.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin