MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës së Apelit

Salianji deklaratë për mediat: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

27.09.2024 - 13:20

Pak momente para se Policia e Tiranës të ekzekutojë vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, i marrë dje (26 Shtator), ka dalë në një konferencë për median.

Deputeti demokrat, që më herët kishte bërë edhe një postim në FB, duke akuzuar kryeministrin Edi rama si urdhërues të dënimit, ka thirrur konferencën me gazetarët në orën 13:00, teksa Prokuroria ka kryer procedurat e njoftimit dhe autorizimit në Polici dhe Kuvend, kurse uniformat blu janë vënë në lëvizje për ekzekutimin.

Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama a e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësore? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin