MENU
klinika

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

28.09.2024 - 16:20

Finlanda sapo është shpallur vendi më i lumtur në botë nga Raporti i Lumturisë Botërore, i lançuar në vitin 2012 për të promovuar qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB). Të pyeturve iu kërkua të vlerësonin jetën e tyre në një shkallë nga një deri në dhjetë.

Ndërsa vendet skandinave si zakonisht zinin vendet e para, si Amerika ashtu edhe Gjermania ranë nga 20 vendet e para. Afganistani i goditur nga lufta dhe revolucionet mbante vendin e fundit në renditjen e 143 vendeve, me një rezultat prej vetëm 1.7 krahasuar me Finlandën 7.7 dhe Danimarkën 7.6.

Barazia gjinore, besimi në institucionet kombëtare dhe bashkatdhetarët dhe korrupsioni i ulët janë të gjithë faktorë të rëndësishëm në lumturinë e finlandezëve, thotë Kai Sauer, ambasadori i Finlandës në Gjermani. Në vitin 1906 Finlanda u bë vendi i parë në botë që u dha grave të drejtën e plotë për të votuar dhe për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare. Kur vitin e kaluar një reporter për Reader’s Digest, pretendoi se humbi 12 kuleta me para dhe informacione kontakti në 16 qytete në mbarë botën për të testuar ndershmërinë e qytetarëve, Helsinki, kryeqyteti finlandez, doli të ishte më i sinqerti: 11 nga 12 kuletat iu kthyen. Dhe sipas indeksit të fundit vjetor nga Transparency International, një organizatë me bazë në Berlin, Finlanda është vendi i dytë më pak i korruptuar në botë, pas Danimarkës.

Arsimi i shkëlqyer falas, kujdesi shëndetësor universal dhe politikat miqësore ndaj familjes luajnë një rol të rëndësishëm për t’i bërë finlandezët të kënaqur me jetën e tyre. Sistemi arsimor i Finlandës renditet i teti në mesin e vendeve më të arsimuara në botë sipas Rishikimit të Popullsisë Botërore të OKB-së.

Shërbimet shëndetësore nuk janë falas, por janë të përballueshme. Megjithatë, disa argumentojnë se arsyeja e vërtetë është se finlandezët i largojnë mendimet e tyre negative. Finlanda ka afërsisht 3.5 milionë sauna, më shumë se një për dy finlandez. Të gjitha ndërtesat qeveritare kanë sauna. Një ekspozitë në Berlin e quajtur “Die Sauna. Echt heiss.Echt finnisch”, sponsorizuar nga ambasada finlandeze, po feston kulturën e saunës me foto, video dhe … një sauna. Është një sukses i madh. Të gjitha seancat e mbetura janë të rezervuara. / the economist

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën