MENU
klinika

Pentagoni: Do forcojmë praninë tonë në rajon

SHBA dërgon disa mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme

30.09.2024 - 20:00

Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në zonë, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin autorizoi më herët ushtrinë që të rrisë praninë e saj në Lindjen e Mesme në krah të forcave ajrore dhe të vendosë forcat e tjera në gatishmëri.

Personeli shtesë përfshin skuadrilje të avionëve luftarakë F-15E Strike Eagle, F-16, A-10 dhe F-22 dhe personelin e nevojshëm për t’i mbështetur ato, raporton AP. Skuadriljet ekzistuese ashtu edhe ato të reja do të qëndrojnë në vend për të dyfishuar fuqinë ajrore në dispozicion.

Të dielën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi gjithashtu se ai po zgjeronte përkohësisht grupin sulmues të avionëve USS Abraham Lincoln dhe skuadriljet e tij të lidhura në rajon.

Avionët nuk janë atje për të ndihmuar në një evakuim, tha Singh, ata janë atje për mbrojtjen e forcave amerikane.

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje më herët për një armëpushim kur u pyet për raportet se Izraeli po përgatitet për një pushtim të kufizuar tokësor të Libanit në luftën kundër Hezbollahut.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me raportet për një pushtim të afërt, presidenti amerikan u përgjigj: “Jam më i shqetësuar se sa mendoni dhe do të ndihesha më mirë nëse ata do të ndalonin. Ne duhet të kemi një armëpushim tani”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW/ Eksperti amerikan për Ballkanin me ton kritik

“Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës”