MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Shkarkohet nga KPK-ja prokurori i Korçës (Emri)

04.09.2024 - 12:07

Dashnor Nure, prokurori i Korçës, është shkarkuar këtë të mërkurë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite. Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.

Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger. Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.