MENU
klinika

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

28.09.2024 - 13:40

Ish-kryenegocatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, e ka cilësuar ide fluturake propozimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një Shteti Bektashi në Shqipëri.

Në një lidhje ‘live’ në emisionin “Log.” në Neës24, Mazi u shpreh se ideja e kryeministrit në OKB ka përzier disa koncepte, ndërsa shtoi se ai nuk e ka gjykuar si duhet këtë propozim.

Ai tha se ide të tilla cënojnë Kushtetutën e vendit, në të cilën është theksuar qartë që Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm, dhe pavarësia e shtetit, tërësia e terriotortalitetit të saj, të drejtat e njeriut, paralizimi plastik, bashkëjetesa fetare, janë baza e këtij shteti.

“Mendime të kësaj natyre përplasin shumë aspekte të të drejtës civile. Nëse nuk ka të drejtë kryeministri, duhet thënë që nuk ka të drejtë”, përfundoi ai.

Zef Mazi: Mendoj se ideja e kryeministrit në OKB ka përzier disa koncepte, dhe lë vend për diskutime më të thelluara, pasi bart rreziqe jo të vogla. Vendi ynë ka nevojë për ta përforcuar kohezionin e tyre dhe jo për ide fluturake. Në Kushtetutë theksohet qartë që Shqipëria është shtet unitar dhe i pandashëm, dhe pavarësia e shtetit, tërësia e terriotortalitetit të saj, të drejtat e njeriut, paralizimi plastik, bashkëjetesa fetare, janë baza e këtij shteti.

Kushtetuta jonë cenohet nga këto ide. Mendime të kësaj natyre përplasin shumë aspekte të të drejtës civile. Nëse nuk ka të drejtë kryeministri, duhet thënë që nuk ka të drejtë. Mendoj se kryeministri nuk e ka gjykuar si duhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kemi kompetencë për të rregulluar çështjet fetare"

Plani për shtetin sovran të Urdhrit Bektashi, reagon delegacioni i BE

"Do të ketë qeverinë, pasaportën dhe kufijtë e tij"

‘The Sun’: Shqipëria me shtet brenda shtetit!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin