MENU
klinika

"Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë"

Shteti Bektashi/ Ish-ministri i jashtëm Milo kundërshton Ramën

23.09.2024 - 19:12

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në një program televiziv se krijimi i shtetit të ri bektashi në Shqipëri mund të krijojë shqetësime të brendshme, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë.
Milo thotë se do t’u lindë e drejta edhe komuniteteve të tjera fetare që të kërkojnë të njëjtin status të veçantë sikurse bektashinjtë, dhe nuk duhet të krijohet një pakënaqësi e thellë që dëmton harmoninë. Po ashtu ai thotë se shteti i ri bektashi do krijonte probleme në marrëdhënie me fqinjët, sidomos me një vend si Turqia. Milo mendon se kjo temë ka qenë pjesë e bisedimeve Rama-Erdogan, në OKB.

Milo: Është një njoftim i pazakontë dhe i një rëndësie tejet të veçantë, që s’duhet ta merrnim vesh përmes ‘Neë York Times’ apo të artikuluar na Asamblenë e OKB. Njoftime të tilla duhet të merren vesh në Shqipëri, nga institucionet zyrtare. Komuniteti bektashi në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një komunitet i respektuar, që ka në qendër bashkëjetesën dhe tolerancën fetare. Kam disa mendime, reflektime, për thelbin e problemit. Duhet të kemi parasysh që komuniteti bektashi, që do t’i jepet ky status i veçantë, është një komunitet krahas komuniteteve të tjera fetare. Sipas kushtetutës kanë të drejta të barabarta. Shteti është i ndarë nga feja.

Duhet patur kujdes të madh që mos abuzohet dhe shkelet Kushtetuta. Ka një rrezik që qëndron në faktin që kjo mund të ngjallë dilema, pakënaqësi, ambicie në komunitetet e tjera fetare, që mund të kërkojnë të njëjtin status. Mund të krijojë një pakënaqësi më të thellë që mund të dëmtojë harmoninë. Bëhen krahasime që do ketë statusin e Vatikanit, është krejtësisht e gabuar, ata që e thonë s’kanë kulturën e të drejtës ndërkombëtare. Nëse do marr statusin e Vatikanit, ajo cenon sovranitetin e vendit, s’mund të ketë një shtet brenda shtetit.

Atëherë do ketë nevojë për njohje ndërkombëtare, duhet të ketë edhe njohje diplomatike, të akreditohen ambasadorë pranë këtij shteti të ri. A është në përputhje me Kushtetutën? Por duhet të ketë edhe përfaqësim ndërkombëtar, sepse Vatikani ka edhe përfaqësim ndërkombëtar. Jemi në limitet e prekjes së Kushtetutës.

Do krijonte probleme me fqinjët, por edhe me vende si Turqia, apo vende të tjera ku ka popullsi bektashi, shiite. Irani, Iraku, vende të tjera. A do ta ketë ky shtet të drejtët të përfaqësojë edhe shiitët e Turqisë, Iranit, Irakut. Lind një problem i madh. Jam i bindur që takimi me Erdoganin, kjo ka ka qenë në qendër të bisedimeve. Si do ta presë Turqia? S’e shikon si sfidë? Para disa muajsh ambasadori i Turqisë në Tiranë ka bërë një deklaratë ku akuzon Baba Mondin për marrëdhëniet me Izraelin. Aq më tepër Erdogan ka pakënaqësi për kreun e KMSH.

Jemi anëtarë të Konferencës Islamike, edhe atje do ketë ndikim, pakënaqësi. Edhe brenda vendit krijohen shqetësime, edhe në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto duhen parë me balancë, të trajtohen me kujdes. Ka disa vite që kjo ide qarkullon në zyrat e Kryeministrisë. Është një projekt disa vjeçar. Shteti Izraelit i është mirënjohës Baba Mondit për qëndrimin që mban ndaj Izraelit. Ka mbajtur qëndrim të ekuilibruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN