MENU
klinika

18 kategori të ndryshme

Si do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të automjeteve

25.09.2024 - 18:10

Sjellja e shoferëve në rrugë do të ndikojë në çmimin e siguracionit të makinës. Nëse ata shkaktojnë dëme, do të paguajnë deri në dyfishin e vlerës së sotme.

Policat e sigurimit të makinave nuk do të kenë çmim të njëjtë për të gjithë. Nga janari 2025, ato do të llogariten, bazuar mbi disa faktorë, që lidhen me moshën e llojin e mjetit, por edhe mbi sjelljen e shoferit në rrugë.

Për aksidentet e dokumentuara, tarifa do të jetë më e lartë, dhe me zbatimin e sistemit bonus-malus, drejtuesit e mjeteve do të ndahen në 18 kategori të ndryshme, ku për secilën prej tyre ka një koeficient.

Për klasën e parë, koeficienti është 0.5, ndërsa për klasën e 18-të shkon në 2. Sipas këtij sistemi parashikohet që të gjithë shoferët, si dhe drejtuesit e rinj, regjistrohen fillimisht në klasën e 13-të, ose siç njihet ndryshe klasa hyrëse.

Për klasat nga 1 në 12, koeficienti do të zvogëlohet, ndërsa për klasat nga 14 deri në 18 do të rritet.

Pra, nëse siguracioni sot është 16 mijë lekë, dhe një shofer nuk shkakton dëm gjatë vitit, ai shkon në klasë të 12-të për të paguar vitin tjetër 15 040 lekë. Por, pas një aksidenti ai kalon në klasën 15 dhe me koeficinetin 1.3, do të paguajë 20.800 lekë ose 4,800 lekë më shumë, ndërsa me dy apo më shumë aksidente do të paguajë dyfishin e çmimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN