MENU
klinika

Zbulohen lëvizjet e Marklen Hakës

Si informohej Shullazi për lëvizjet e Durim Bamit

06.09.2024 - 20:32

Sipas dosjes së SPAK, Marklen Haka ka patur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij.

Këto informacione i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi me të cilin komunikonte me aplikacionin SKY ECC. Në një bisedë në datën 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Hakën në lidhje me Valter Bamin, i cili ka lëvizur me një makinë “Range Rover”.
Emiljano Shullazi shprehet në një moment: “Kape mos ja zgjat, se jam ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbaroj aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.”

Në një tjetër bisedë një ditë më vonë, Emiljano Shullazi i kërkon Hakës të angazhojë shtetasin Albert Zaja për të vrarë Durim Bamin.

“Ngreje pak këtë Zajën se ju aty te bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapim mirë kamerat.”– i shkruan Shullazi.
Në vazhdimësi dyshohet se Marklen Haka i jep informacione Shullazit në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami.
Emiljano Shullazi i shkruan: Si t’ja bëjmë me e kap k….. ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.
SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi ; strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale “.
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN