Në vitin 1927, Revista “Time” realizoi një studim në të gjitha dyqanet kryesore nëpër vend. Ata kërkonin të dinin se, cilat ngjyra ata i asocionin me vajzat në linjat e tyre të veshjeve. Dhe pëgjigjia ishte e përzier. Ekziston gjithashtu një katalog i vitit 1918 që sugjeron se, vajzat e vogla duhet të veshin që të gjitha blunë sepse ajo është një ngjyrë delikate dhe e hijshme. Kjo është Jennifer Wright, ajo është një autore dhe shpesh shkruan rreth historisë dhe modës për ‘Racked’. Vetëm pas luftës roza do të fitonte atë lloj lidhje simbolike që ne njohim sot.
Në vitin 1953, Dwight Eisenhower, gjenerali që fitoi Luftën e Dytë Botërore, u bë President dhe siç rezulton, ky ishte një çast shumë i rëndësishëm në historinë e ngjyrës rozë. Ishte inagurimi i Ike-s dhe Mamie Eisenhower-i doli me këtë fustan të madh balloje të zbukuruar me diamantë të rremë, të cilin nuk do ta kishit parë kurrë gjatë luftës kur gratë vishnin stile shumë më të të thjeshta.
Mamie Eisenhower-it i pëlqente ngjyra rozë dhe ky ishte një fakt i ditur. Ajo mendonte se, ngjyra rozë nxirrte me të vërtetë në pah natyrën e saj. Ajo kishte sy të bukur blu, dhe ky ishte një kontrast i këndshëm. Në fakt, nëse do të bëni një kërkim të shpejtë të titujve kryesor të gazetave që përmendin Mamie Eisenhouwer-in, ata i referohen gjithashtu edhe njyrës rozë shpesh. Dhe ajo nuk quhej thjesht ngjyra rozë, por quhej “roza e Mamie-s”. Dhe ajo deklaronte poshtë e lartë se, “Ike drejton vendin, ndërsa unë kthej fetat e derrit.”
Por po, ky ishte një vendim shumë arbitrat që asaj thjesht i pëlqente roza dhe çdo njeri tjetër vendosi, OK kjo do të jetë ngjyra që do të veshin Zonjat. Ndalojeni të zezën, digjeni blunë…që ishin ngjyrat me të cilat shikoheshin më shumë gratë gjatë luftës. Rreth kësaj kohe, roza u kthye në një ngjyrë popullore, jo vetëm tek veshjet e grave, por gjithashtu edhe në shtëpi. Kjo ishte diçka të cilën e pëlqenin shumë gra, meqë ra fjala, ajo nuk shikohej si diçka tmerrsisht shtypëse.
Por, kishte gra si Diana Vreeland, që nuk dëshironin që t’i riktheshin këtyre roleve tradicionale. Në këtë pikë roza filloi që të përfaqësonte gratë e vërteta dhe të trilluara, të cilat ishin gjithçka veçse tradicionale.
Kampionia e garave me makina Donna Mae Mims është një shembull me të vërtetë i mirë i kësaj. Ajo kishte një uniformë rozë, një helmetë rozë dhe një makinë garash rozë.
Kemi edhe një kapak të mrekullueshëm të revistës ‘People’ ku Hillary Clinton ka veshur një xhaketë rozë të ndezur dhe poshtë saj është titulli “Ne duhet të thyejmë kufijtë e lartë dhe të vështirë”. Këshu, ajo po bën të kundërtën e asaj që kërkonte të bënte Mamie Eisenhower. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ngjyrën rozë, por se si përodret ajo për përcaktimin e personalitetit të një personi dhe se çfarë mendojmë ne se janë ata në gjendje që të bëjnë. Ajo (Hillary) kërkon që t’i tregojë njerëzve që në të vërtetë ajo është thjeshtë një vajzë, ashtu si ju. \Enkeleda Suti.