MENU
klinika

Për çfarë do të përdoret shtesa në buxhet prej 500 milionë lekësh

Skemë e re aplikimesh për grante në bujqësi

03.09.2024 - 17:50

Ministria e Bujqësisë do të hapë një skemë të re mbështetje për fermerët përmes subvencioneve të dhëna nga buxheti i shtetit. Me aktin normativ të miratuar së fundmi, qeveria ka akorduar një shtesë fondesh për Ministrinë e Bujqësisë në vlerën e 500 milionë lekëve. Në relacionin që shoqëron këtë dokument, thuhet se shtesa e fondeve në masën 500 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të shkojë në mbështetje të fermerëve për implementimin e skemës së re të mbështetjes/grand për investime, e cila synon të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë, me qëllim rritjen e prodhimit, agropërpunimit dhe eksporteve. Referuar relacionit, shtesa nevojitet për të mbuluar rreth 20-30% të aplikimeve, të cilat i korrespondojnë periudhës shtator-dhjetor 2024.

Pas miratimit të aktit normativ, Ministria e Bujqësisë ka dhënë disa detaje se ku do të përdoret ky fond. Sipas këtij institucioni, shtesa do të shkojë si mbështetje për fermerët për ndërtimin e serave të reja, po ashtu për herë të parë do ti kushtohet vëmendje ndërtimit të rrjetave antibreshër, pasi “pabesitë” e motit në kulmin e prodhimit kanë sjellë dëme të mëdha për prodhuesit. Nga ana tjetër, fondi parashikohet të kanalizohet në ndërtimin e stallave për bagëtitë. Para pak kohësh Ministria e Bujqësisë miratoi një udhëzim për ndërtimin e sallave sipas standardeve të duhura, ku dhe ishte parashikuar mbështetje për këtë kategori. Mekanizimi i sektorit të bujqësisë gjithashtu do të marrë vëmendje, duke përshpejtuar procese të ndryshme në këtë sektor. Po ashtu do ti jepet rëndësi shtimit dhe përmirësimit të ujitjes dhe kullimit, si një zë shumë i rëndësishëm për të garantuar rritjen e prodhimit dhe cilësinë e tij. Në sektorin e peshkimit fondet do të kanalizohen për rrjetat, me qëllim rritjen e zënieve në det.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!