MENU
klinika

Tre emrat që morën pikët maksimale

Sot zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë/ Pritet furtunë…

27.09.2024 - 09:10

Sot pritet të zgjidhet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, një moment ky kyç për forcimin e rendit dhe sigurisë në vend. Gara për kreun e Policisë së Shteti është drejtë përfundimit, teksa komisioni i posaçëm ka dorëzuar tre emra për Drejtorin e Përgjithshëm ministrit Ervin Hoxha, i cili më pas do t’i përcjell me relacion kryeministrit Rama emrin me pikët maksimale, nga 100 pikë që ka gara. Tri emra kanë arritur të marrin pikët maksimale gjatë procesit të vlerësimit, duke rritur konkurrencën për këtë post të rëndësishëm. Sipas WebLajm, tre emrat që kanë marrë pikët maksimale nga Komisioni i Posaçëm janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena. Ky ndryshim pritet të sjellë turbulenca në drejtoritë e qarqeve dhe komisariate, pasi shumë drejtues dhe shefa do të shkarkohen. Lëvizjet e pritura do të reflektojnë një angazhim për të rinovuar dhe forcuar strukturat e policisë, në përpjekje për të rritur besimin e publikut. Atmosfera është e tensionuar, me shumë individë që presin të përballen me pasojat e këtyre vendimeve. Kjo situatë krijon një pritshmëri të lartë për të ardhmen e policisë dhe sigurinë publike. Opozita e ka quajtur këtë proces si farsë, pasi sipas saj gara është fiktive dhe emri i drejtuesit të policisë është caktuar më parë.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë nga ora 09:00 deri në orën 15:00, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final. Lista e emrave të pikëzuar i dorëzohet ministrit të Brendshëm, i cili i propozon Kryeministrit emrin më të përshtatshëm. Një e nga një, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit erdhën në ministri me ambicien për të marrë dakordësinë e komisionit për të drejtuar strukturën më të rëndësishme të rendit dhe sigurisë në vend. 30 minuta kishin në dispozicion të shpalosnin platformën e tyre para komisionit ad-hoc të përbërë nga zv/ministri Besfort Lamallari, sekretarja e përgjithshme Suzana Hoxha dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mbikëqyrës të komisionit ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e procesit. I pari që u përball me komisionin herët në mëngjes ishte Adriatik Tafçiu, sipas rendit alfabetik, aktualisht shef sektori pranë drejtorisë së përgjithshme, ndjekur nga Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës, konsideruar si kandidaturë potenciale, edhe pse pa mbajtur mbi supe role drejtuese më herët. I radhës ishte Ardian Çipa, me karrierë të gjatë brenda bluve dhe së fundmi drejtues në Gjirokastër, ndjekur nga drejtuesi i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, Gentjan Shehaj. Edhe pse nuk mundi të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Idajet Faskaj shfaqi interes edhe në garën për kryepolic. Pas tij, para komisionit u paraqit Ilir Proda, drejtor i qarkut të vështirë të Policisë së Elbasanit, një tjetër kandidaturë serioze dhe favorite për të zënë vendin e Muhamet Rrumbullakut. Në vijim u pyetën Lutfi Minxhozi i zyrës së Europol në Tiranë, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ndjekur nga Pëllumb Seferi, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare, me një eksperiencë të gjatë në marrëdhëniet me Interpol, si dhe drejtori për Rendin dhe Sigurinë, Rebani Jaupi. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Durrësit, një prej emrave favorit, falë sukseseve të viteve të fundit në krye të disa qarqeve, përfshirë Dibrën dhe Shkodrën. Gara për kreun e bluve u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, 2 vite pas marrjes së detyrës, imponuar nga miratimi i ligjit të ri të policisë, i cili parashikon zgjedhjen me konkurs të kryepolicit. Drejtori i ri pritet të ketë sfidë vitin e ardhshëm, përveç rendit dhe sigurisë, organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin