MENU
klinika

“Berisha i çonte klientë Argitës”

SPAK: Studio e vajzës, konsulencë për investitorët që afronte ish-kryeministri

17.09.2024 - 13:00

Në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dalin të tjera të dhëna se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës se tij.

Referuar dosjes hetimore, gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se kjo studio ofronte konsulencë juridike për kompani dhe investitorë që merrnin firmën e qeverisë për të kryer më pas pune në Shqipëri.

Dosja hetimore e SPAK tregon dhe elementë të fshehjes së pasurisë së familjes Berisha.

Sipas SPAK, në vitet 2006-2007, Shkëlzen Berisha punonte në studion e së motrës me pagë mujore 2 mijë euro, por në të njëjtën periudhë Argita Malltezi deklaronte zyrtarisht zero fitime.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Dosja në ngarkim të tij përbëhet prej 500 faqesh, ndërsa në përmbajtjen e saj, prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja kanë listuar të gjitha veprimet që sipas tyre e bëjnë përgjegjës ish-kryeministrin./ abcnews.al

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme